Ndahet nga jeta sociologu Kurt Imhof




Me 1 mars, në një spital të Cyrihut, ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare profesori i mediave dhe sociologu zviceran Kurt Imhof.

Të dielën mbrëma, nga një sëmundje e rëndë, vdiq kurt Imhof, profesor universitar dhe figurë e spikatur në opinionin publik zviceran dhe në hapsirën gjermanofolëse në përgjithësi. Në tetor të vitit të kaluar Imhof e kishte botuar vëllimin e pestë të serisë së librave «Cilësia e mediave», të cilën e ka iniciuar ai dhe ku konstaton se kualiteti i mediave zvicerane po shkon duke u brejtur. Rrënjët e kësaj të keqeje Imhof i sheh në shpërblimin e kualitetit të dobët dhe apelonte për atë se demokracia e informuar është në rrezik.

Për jetën, veprën dhe vdekjen e tij informojnë sot të gjitha mediat zvicerane.

Vdekja e Kurt Imhof është një humbje për shkencën, por edhe për shoqërinë, thonë bashkëpunëtorët e tij, në institutin për Studime në Fushën e Opinionit dhe Shoqërisë – «fög». Ai nuk është ndruajtur kurrë të merret me tema të rënda dhe të paraqitet në opinion me konkluzione të pakëndshme, me qëllim që opinioni publik të marrë vesh se – për shembull – po bie kualiteti i mediave.

Kurt Imfof kishte kryer një shkollë profesionale si vizatues teknik, maturën e kishte kryer më vonë. Ai më pas studjoi për histori, sociologji dhe filozofi në Universitetin e Cyrihut. Tetë vite pas fillimit të studimeve, Imhof kreu doktoraturën me temën «Diskontinuiteti në modernë». Në Universitetin e Cyrihut Imfof ka kaluar një karrierë të admirueshme, nëpër të gjitha shkallët – nga viti 2000 ishte profesor për shkencat publicistike dhe sociologji dhe deri në vitin 2012 e udhëhoqi institutin «fög».

Mediat dhe zhvillimi i tyre, transformimi i tyre e karakterizojnë interesimin e tij shkencor. Ai kujtohet si një person që nuk i druhej debatit publik, i cili ndolli mospëlqim dhe admirim. / ksMe 1 mars, në një spital të Cyrihut, ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare profesori i mediave dhe sociologu zviceran Kurt Imhof.

Të dielën mbrëma, nga një sëmundje e rëndë, vdiq kurt Imhof, profesor universitar dhe figurë e spikatur në opinionin publik zviceran dhe në hapsirën gjermanofolëse në përgjithësi. Në tetor të vitit të kaluar Imhof e kishte botuar vëllimin e pestë të serisë së librave «Cilësia e mediave», të cilën e ka iniciuar ai dhe ku konstaton se kualiteti i mediave zvicerane po shkon duke u brejtur. Rrënjët e kësaj të keqeje Imhof i sheh në shpërblimin e kualitetit të dobët dhe apelonte për atë se demokracia e informuar është në rrezik.

Për jetën, veprën dhe vdekjen e tij informojnë sot të gjitha mediat zvicerane.

Vdekja e Kurt Imhof është një humbje për shkencën, por edhe për shoqërinë, thonë bashkëpunëtorët e tij, në institutin për Studime në Fushën e Opinionit dhe Shoqërisë – «fög». Ai nuk është ndruajtur kurrë të merret me tema të rënda dhe të paraqitet në opinion me konkluzione të pakëndshme, me qëllim që opinioni publik të marrë vesh se – për shembull – po bie kualiteti i mediave.

Kurt Imfof kishte kryer një shkollë profesionale si vizatues teknik, maturën e kishte kryer më vonë. Ai më pas studjoi për histori, sociologji dhe filozofi në Universitetin e Cyrihut. Tetë vite pas fillimit të studimeve, Imhof kreu doktoraturën me temën «Diskontinuiteti në modernë». Në Universitetin e Cyrihut Imfof ka kaluar një karrierë të admirueshme, nëpër të gjitha shkallët – nga viti 2000 ishte profesor për shkencat publicistike dhe sociologji dhe deri në vitin 2012 e udhëhoqi institutin «fög».

Mediat dhe zhvillimi i tyre, transformimi i tyre e karakterizojnë interesimin e tij shkencor. Ai kujtohet si një person që nuk i druhej debatit publik, i cili ndolli mospëlqim dhe admirim. / ks