Nazim Bllaca është i lirë, gati për «Bllaca 4»

Nazim Bllaca pritet që të enjten ta braktisë qelinë e tij në Burgun e Dubravës, brenda së cilës i ka errur e zbardhur 13 muaj e 5 ditë.




Lirinë ia ka mundësuar paneli për lirim me kusht, të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

Dëshmitari bashkëpunues është liruar për shkak se ka vuajtur dy të tretat e dënimit prej 4 vjetësh e gjysmë për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Bllaca pritet të transferohet në një vend të sigurt. Atij i është larguar edhe familja nga Ribari i Madh i Lipjanit.

Megjithatë, do të jetë dëshmitar edhe në një proces të madh gjyqësor në krye me deputetin Azem Syla.