NAZIF HAJDARIT




Shqipëri, ti vënd me vajë, 
Plot me gjak e plot me zi;
Ndihmë, mirë që ta qajë,
Një Nazif komit të ri!

Një petrit që qe me fletë,
Që u vra në Dangëlli
E shok tjetër s’do të ketë
T’ia shkojë n’trimëri.

Një që nënën dhe fëminë
La dhe mori djemt’ të tij,
Ta shpëtojë Shqipërinë
E të vdesë për lirij!

Vdiq si trim i mëmëdheut,
Shkoi u ngjit atje mbi re,
Që t’i thotë Skënderbeut:
Ka kush vdes sot për atdhe!

Dhe i tha, se djalëria
Sot u lidh me besa-besë:
O të bëhet prap Shqipria,
O shqiptar asnjë t’mos mbesë!

Emri yt s’do të harrohet
Asnjëher’, o luftëtar,
Po gjithmon’ do të këndohet:
Rrofsh gjithnjë, Nazif Hajdar!

Trieshtë, 15.1.1913