Nazi i «Aurorës» jep dorëheqje nga posti në MKRS

Nazmi Sfishta, i njohur si anëtar i grupit muzikor «Aurora», dhe i punësuar muaj më parë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës ka dhënë dorëheqje nga puna e tij në ministri. Ai e lajmëron edhe largimin e grupit «Aurora» nga LDK-ja.




«Dua të ju njoftoj se unë, personalisht, kam dhënë dorëheqje nga puna ime në Ministrinë e Kulturës dhe nga ky moment, ne grupi Aurora nuk jemi me LDK-në», ka thënë Sfishta për Koha.net.

Arsyeja e largimit sipas tij është se nuk është me politikat kryeministrit Mustafa dhe se nuk dëshiron të ngrihet duke shpalosur gabimet e të tjerëve në ministri, transmeton Koha.net.

«Për arsye që nuk jam me politikën e Isa Mustafës për shumë arsye tashmë të njohura për opinionin publik unë jap dorëheqje nga posti im ne Ministri dhe ne grupi Aurora japim dorëheqje nga LDK-ja. Nuk dua të ngritem duke i shpalosur gabimet e të tjerëve», ka thënë më tej Sfishta, duke e përdorur edhe një shprehje popullore në fund: « PIKA, PIKA ËSHTË MBUSHUR KUPA».