Naser Mustafa – kryetar i ri i Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër




Me anë të një kumtese, Asociacioni i Bizeneseve Shqiptare në Zvicër njofton për rotacionin e kuadrit në kryesinë e Asociacionit: Kryetar i ri është Naser Mustafa, ai i vjetri – Fehmi Fetahu – zgjidhet Kryetar Nderi. Autor i njoftimit është Skender Thaqi, sekretar.

Në mbledhjen e rregullt me anëtarët e kryesisë së Asociacionit të Bizneseve Shqiptare ne Zvicër, me 21 mars 2015 është bërë emërimi, përkatësisht ndërrimi i Kryetarit të kryesisë së asociacionit. Në krye të Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër emërohet Naser Mustafa. Kryetari i deritashëm, Fehmi Fetahu, tërhiqet nga posti për arsye të zgjerimit te biznesit te tij.

Kryesia e Asociacionit të Bizneseve Shqiptare e falënderon z. Fehmi Fetahu për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, njëherësh kryesia e nderon z. Fetahun me çmimin «Kryetar Nderi». Në njoftim thuhet se Fehmi Fetahu do të jetë edhe më tej pjesë e kryesisë dhe e strukturave organizative të Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër. / ksMe anë të një kumtese, Asociacioni i Bizeneseve Shqiptare në Zvicër njofton për rotacionin e kuadrit në kryesinë e Asociacionit: Kryetar i ri është Naser Mustafa, ai i vjetri – Fehmi Fetahu – zgjidhet Kryetar Nderi. Autor i njoftimit është Skender Thaqi, sekretar.

Në mbledhjen e rregullt me anëtarët e kryesisë së Asociacionit të Bizneseve Shqiptare ne Zvicër, me 21 mars 2015 është bërë emërimi, përkatësisht ndërrimi i Kryetarit të kryesisë së asociacionit. Në krye të Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër emërohet Naser Mustafa. Kryetari i deritashëm, Fehmi Fetahu, tërhiqet nga posti për arsye të zgjerimit te biznesit te tij.

Kryesia e Asociacionit të Bizneseve Shqiptare e falënderon z. Fehmi Fetahu për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, njëherësh kryesia e nderon z. Fetahun me çmimin «Kryetar Nderi». Në njoftim thuhet se Fehmi Fetahu do të jetë edhe më tej pjesë e kryesisë dhe e strukturave organizative të Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër. / ks