Na thanë




Na thanë: ju do fitoni nëqoftëse nënshtroheni,
Ne u nënshtruam dhe gjetëm veç hi.
Na thanë: ju do fitoni nëqoftëse dashuroni
Ne dashuruam dhe prapë gjetëm hi.
Na thanë: ju do fitoni po të braktisni jetën
Ne jetën e braktisëm dhe gjetëm prapë hi.

Ne hirin vetëm gjetëm. Na mbeti të gjejmë jetën
Tani që s’kemi më asgjë.

Jorgo SEFERIS
Përktheu: Ismail KADARE