Na humbi përsëri

Foto: Shutterstock



Na humbi përsëri ky muzg.
Kush s’na pa sonte duarsh kapur
ndërsa nata blu ia behu mbi dhe.

Kam parë që prej dritares sime
festën e perëndimit në majat e largëta.

Heras si një monedhë
vezullon një copë diell ndër duart e mia.

Ty të kujtoja me shpirtin e vrarë
ng’ai trishtim që mirë ma njeh.
Ku ishe pra?
Me të tjerë?
Ç’fjalë duke të thënë?
Përse më mbulon gjithë dashuria beftas
Kur ndjehem i trishtuar, dhe të ndjej të largët?

Ra libri që muzgjeve shfletoj,
si qen i plagosur, poshtë më ra kapelja.
Gjithnjë, gjithnjë largohesh mbrëmjeve
Nga ku muzgu turret dhe statujat fsheh.

Përktheu: Maksim Rakipaj