MZHE-ja shkel kriteret për të punësuar ish-këshilltaren e Beqajt

Leonita Shabani-Mullarama, ish-këshilltare e ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, është rikthyer për të punuar tashmë si shërbyese civile në këtë ministri.




Shabani ka qenë pjesë e stafit politik në secilën ministri që ka udhëhequr Beqaj në Qeverinë e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht ka qenë në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, pastaj në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, dhe së fundi edhe në Ministrinë e Financave.

Ish-ministri i Financave, Besim Beqaj, nuk është zgjedhur në poste ministrore në këtë mandat të Qeverisë dhe aktualisht është vetëm deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shabani-Mullarama ka qenë këshilltare e ish-ministrit dhe njëkohësisht zëdhënëse në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Në këtë ministri ajo ka tentuar të punësohet dy herë. Fillimisht ka synuar pozita udhëheqëse.