Myket buka

Foto: Shutterstock



Myket buka,
ndryshku gërryen tenxheret,
valët hapin gropa,
gërryejnë
bregun e detit.
Myku ngjitet deri në katin e njëqindtë
dhe më lart –
ndryshku arrin te retë,
i ndjek me tërbimin e tij të kuq
dhe me kamxhikë të ndryshkur.
Buka myket,
ndryshku arrin te retë.

Përktheu: Enver Robelli