Myftiu Tërnava, në Katar quhet «Sheik»

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, këto ditë është duke qëndruar në Katar, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të atjeshëm të cilët i ka falënderuar për ndihmën që i kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’i japin Kosovës.




Në një shkrim të publikuar në portalin «thepeninsulaqatar.com», thuhet se gjatë vizitës së tij në Drejtoratin e Përgjithshëm të Financave në Ministrinë e Çështjeve Fetare dhe Islame, Tërnava ka theksuar rolin e kësaj Ministrie përgjatë historisë në zhvillimin e komunitetit, promovimin e solidaritetit dhe plotësimin e nevojave për të varfrit, transmeton Koha.net.

Por, në këtë shkrim, Myftiut Tërnava i janë referuar se «Sheik Tërnava».

Info: Termi «Sheik» është një term arab që i referohet më të mëshuarit të fisit, një Zoti, një njeriu të nderuar të moshuar apo një dijetari islam. Sheik ose Shejhu gjithashtu mund t’i referohet: Shejh (sufizmi), një udhëheqës Sufi.