Myftiu Tërnava në Katar kërkon përkrahje financiare për BIK-un

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava sot në kryeqytetin e Katarit, Doha, ka nisur një vizitë zyrtare me ftesë të ministrit për vakëfe dhe çështje fetare - Gaith Al Kawari.




Në takim me ministrin Al Kawari, Myftiu Tërnava e falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i ka dhënë Kosovës dhe populli të saj gjatë dekadave të fundit, njofton kumtesa nga BIK.

Myftiu Tërnava dhe ministri Al Kawari biseduan për mundësin e financimit të projekteve të BI që kanë të bëjnë me vakëfet dhe projektet që i përkasin rregullimit të infrastrukturës së BIK, transmeton Koha.net.

Ministri Al-Kawari në fjalën e tij tha se Ministria e Vakëfeve e Katarit në të ardhmen do të rris e bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Po sot, myftiu Tërnava u prit edhe nga Haled Al Ganem – drejtor për çështje islame në Ministrin e vakëfeve si dhe nga drejtori ekzekutiv i Shoqatës «Qatar Charity».