Myftiu i ri i Serbisë Abdullah Numan në fakt është Ivan Trifunoviq

Myftiu i ri i Serbisë Abdullah Numan (66 vjeç) në fakt është Ivan Trifunoviq, serb, i lin dur në Beograd, i cili u konvertua në mysliman nga mosha 19 vjeçare.




Numan është tezak, pra djali i motrës së aktores së njohur serbe, Ruzhica Sokiq. Ai, siç e citojnë mediet e Beogradit, rikujton se ishte fëmijë që nuk kuptohej nga rrethi dhe rebel, ndërsa gjatë një udhëtimi nëpër Indi kaloi në islam, transmeton Koha.net. Kjo ndodhi në Xhaminë e Madhe Axhmira në Rodestan, Indi, ku thuhet se mësoi për islamin.

Numan pohohet se është doktor shkence, deri para një kohe profesor në Universitetin «Viktoria» në Melbourne. Po sipas medieve serbe, ai në biografinë e tij ka shënuar se ka kryer tri fakultete – Fakultetin e studimeve islame dhe të filozofisë, Fakultetin e shkencave shoqërore, dhe atë për biznes dhe menaxhment.

Thuhet se ka magjistruar me temën Teologjia islame.

Kuvendi Suprem i Bashkësisë Islame ka njoftuar dje se Abdullah Numan, pra ish Ivan Trifunoviq, është zgjedhur myfti dhe kryetar i Meshihatit të Serbisë në vend të Muhamet Jusufspahiqit.