Muzeu Shqiptar i Emigracionit në Kosovë – një projekt i harruar?

INTERVISTË ME MIGJEN KAJTAZIN

Emigracioni i shqiptarëve nuk ka përfunduar, ndërsa dokumentimi i tij nuk ka filluar përnjëmend. Migjen Kajtazi insiston për një Muze të Emigracionit në Kosovë.

Intervistoi Kujtim SHABANI

Ju e keni shpallur projektin e një Muzeu Shqiptar të Emigracionit në Kosovë. Deri ku ka shkuar puna e këtij projekti?

Muzeu Shqiptar si ide, si nismë dhe si projekt ka vite që është dorëzuar, së pari në Ministrinë e Kulturës të Kosovës në vitin 2006 dhe në vitin 2013 në Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës. Nuk kam marrë asnjë letër apo përgjigje nga asnjëra prej dy ministrive. Jam i informuar që në kuadër të regjistrimit të mërgimtarëve u kushtohet rëndësi edhe mbledhjeve të materialeve e dokumenteve më qëllim arkivimin e tyre.

Kur bëhet fjalë për arkivimin, ky, në fakt, është parashikuar në projekt, jo si pjesë e veçantë e muzeut, por si pjesë përbërëse dhe si material që do vihej në dispozicionin e publikut me një shpjegim didaktik dhe profesional.

Me një fjalë, përveç jehonës që ka pasur në media dhe pranë organizatave të ndryshme, ende nuk jam i informuar për një iniciativë për themelimin e Muzeut të Migracionit.

Cila është ideja e Muzeut Shqiptar të Emigracionit, ç’përmban ai dhe kujt i shërben më së shumti?

Me këtë projekt përpiqemi ta vëmë më mirë në pah gërshetimin e kohës dhe të hapësirës për emigrantin shqiptar. Në rastin tonë, ajo që mund të jetë lidhëse më e fortë ndërmjet kohës dhe hapësirës është ajo që quhet jetë emigranti.

Jemi të vetëdijshëm që jeta e emigrantit dhe e emigrantëve shqiptarë është shumë vështirë të paraqitet, qoftë dëshira e madhe për këtë që mund ta kemi me projektin e muzeut.

Një që mund të pretendojmë, e të përpiqemi ta bëjmë së bashku është ideja që muzeu t’i shërbejë vizitorit si një lloj orientuesi për të shikuar, ndier, «jetuar», hulumtuar, gjurmuar, apo për ta pasur së paku idenë për jetën e emigrantit shqiptar – arsyet e emigracionit, peripecitë e emigrantëve, problemet dhe produktin e tyre.

Muzeu i Emigracionit është kujtesa për emigrantin. Kujtesë që nuk ndalet vetëm në ndjenjat kundër harresës, por që shtrihet në kujtesën e Kosovës për historinë e vet, që mund të shtrihet në rrafshin kohor nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, kur bëhet fjalë për gjeneratat e reja.

Konkretisht te kjo me kohën dhe hapësirën, e keni fjalën për dokumentimin e historisë dhe të gjeografisë së emigracionit shqiptar?

E kam fjalën për përmbajtjen e muzeut, që do përfshinte, ndër të tjera: rrethanat e emigracionit, valët e emigracionit, periudhat e emigracionit, përqendrimet e emigracionit, motivet e emigracionit, planet e të emigruarve, preokupimet e tyre, krijimin e një baze të të dhënave, sistemimin e punimet shkencore për këtë temë…

Sa parashihet të shkojë kostoja e këtij muzeu dhe kush do ta bartë atë?

Nuk kam përgjigje për koston, por si i ngarkuar për projekte në Zyrën Kantonale për Integrimin e të Huajve dhe Parandalimin e Racizmit, kostoja do të ndahej në dy masa buxhetore. E para, në atë strukturore, që e përfshin në veti personelin dhe, e dyta, në atë infrastrukture, që ka parasysh hapësirën, në të cilën do të vendosej muzeu.

Po ju si i keni parashikuar këto aspekte në rastin e Muzeut të Emigracionit? Në projektin që e keni dorëzuar, keni bërë parashikime të tilla?

Unë jam ndalur në përshkrimin e cilësisë së muzeut, e jo në afatet, apo në buxhetin e tij. Muzeu do të përmbante, sipas meje, një instalim për ekspozita dhe një pol të burimeve në formë të multimediave, duke vënë në dispozicion dokumente, arkiva dhe fonde tjera të historisë së emigracionit shqiptar – në trajta zanore dhe vizuale – dhe një faqe internetit që do t’u mundësonte të interesuarve një qasje në burime.

Kush do ta administrojë Muzeun e Emigracionit Shqiptar në Kosovë?

Muzeu si i tillë do të bënte pjesë në rrjetin e muzeve të Kosovës me pavarësinë dhe me fushëveprimin e vetë.

Sa është origjinale ideja e Muzeut Shqiptar të Emigracionit? A ka përvoja të tilla në Zvicër dhe çfarë sugjerojnë ato?

Origjinaliteti i projektit rrjedh nga nevoja. Vetë fakti që afër gjysma e popullsisë së Kosovës jeton në shtetet e ndryshme evropiane, në Amerikë, apo në shtete tjera, e tregon një domosdoshmëri që do t’i shërbente një lidhjeje ndërmjet Kosovës dhe emigrantëve shqiptarë.

Jemi dëshmitarë të shumë debateve, tryezave, forumeve etj., që në shënjestër i kanë investimet financiare të Diasporës në vendlindje. Me Muzeun e Emigracionit synohet që mërgata shqiptare të mos shikohet si monedhë shkëmbimi, por si pjesë e thesarit kombëtar…

Muze të tillë, që i kushtohen emigrantit në kuptimin e gjerë të fjalës, ka nëpër vende të ndryshme. Unë jam frymëzuar nga Muzeu i Imigracionit, që gjendet në Lozanë, e që e kam fatin ta kem mik themeluesin e tij, z. Ernesto Ricu. Ky muze me hapësirën me të vogël nga gjithë muzetë evropiane – 30 metra katror – ka fituar edhe çmime ndërkombëtare për idenë që ngërthen.

Fakti që në kuadër të punës dhe kohës së lirë kam pasur rastin të vizitoj dhe të bashkëpunoj me disa muze, ma ka forcuar idenë për themelimin e atij të emigracionit shqiptar. Muze me një koncept për emigracionin ka, për shembull në Paris, Australi etj.

Kur mund të fillojë me punë dhe ku mendohet të jetë selia e këtij muzeu?

Kjo varet nga vullneti, nga mundësitë, apo nga prioritetet e Ministrisë së Diasporës dhe të ministrive të tjera, duke përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës. Unë selinë e tij e shoh në Prishtinë.

Çfarë mund të bëjnë vetë mërgimtarët për ta shpejtuar këtë proces dhe si mund t’i shërbejnë atij emigrantët, në përgjithësi?

Muzeu u kushtohet emigrantëve dhe projekti do të funksiononte për ata dhe me ata. Shoqatat, individët dhe rrjetet e ndryshme shoqërore, ekonomike, kulturore shqiptare dhe të huaja do ta mbështetnin këtë projekt, si me furnizimin me dokumentacione, ashtu edhe financiarisht.

Realizimi i këtij projekti do të jepte shenja konkrete në vlerësimin e sakrificës së mërgimtarëve dhe njëherësh të lidhshmërisë së tyre me vendlindjen.INTERVISTË ME MIGJEN KAJTAZIN

Realizimi i këtij projekti do të jepte shenja konkrete në vlerësimin e sakrificës së mërgimtarëve dhe njëherësh të lidhshmërisë së tyre me vendlindjen.