Muza

Portret i Ana Ahmatova.

Kur natën rri dhe pres atë të vijë,
Më ngjan se jeta asnjë dysh s’e vlen:
Rinia ç’është, lavdia, dashuria,
Para asaj me fyell në dorë që vjen?

Ja se ku hyn. Ngre velin përmbi ballë.
Me sytë – sytë m’i lëbyr ajo.
E pyes: «Ti ia diktove Dantes vallë
Faqet e Ferrit?» Më përgjigjet: «Po».
1924

Përktheu:
Aurel Plasari