Muti

Hans Magnus Enzensberger.



Përherë dëgjoj të flitet për të
thua se ai është fajtor për të gjitha.
Pa shihni sa butësisht dhe me modesti
zë vend mes nesh!
Përse vallë e fëlliqim
emrin e tij të mirë
dhe ia vëmë
kryetarit të SHBA-së
policëve, luftës
dhe kapitalizmit?
Sa ymërshkurtër është ai
dhe sa të përhershëm janë
ata që ne i thërrasim me emrin e tij.
Atë që epet
e bartim në majë të gjuhës
dhe mendojmë shfrytëzuesit.
Përse ai që e kemi hedhur jashtë
të na shërbejë të shprehim zemërimin tonë?
A nuk na ka lehtësuar?
Me formën e tij të butë
dhe çuditërisht paqësor
prej të gjitha veprave të njeriut
mbase është më i urti.
Ç’na ka bërë vallë?

(Nga gjermanishtja: E.R.)