Mustafi, shqiptari i parë që shënon në Euro 2016

Shkodran Mustafi ka arritur ta kalojë në epërsi Gjermaninë në ndeshjen e parë në Euro 2016 kundër Ukrainës.

Me këtë rast ai bëhet futbollisti i parë shqiptarë që shënon gol në Euro 2016, njëherësh ai shënoi edhe golin e parë për Gjermaninë në këtë Kampionat.

Mustafi shënoi me kokë në minutën e 19 pas një pasimi të bukur nga Toni Kroos.