Mustafi me Gjermaninë sigurojnë fitoren e parë

Kampionia e botës, Gjermania, ka nisur me fitore Kampionatin Evropian në Francë.

Gjermania mposhti 2 me 0 Ukrainën në ndeshjen e parë të Grupit C.

Shkodran Mustafi shënoi golin e parë në minutën e 19-të pas asistimit nga Toni Kroos.

Në minutën e fundit, Bastian Schweinsteiger pas një superkundërsulmi vulosi fitoren e Gjermanisë.

Falë fitoreve sot, Gjermania dhe Polonia prijnë në Grupin C me nga 3 pikë. Irlanda e Veriut dhe Ukraina mbesin pa pikë.