Mustafa, Veseli dhe Thaçi në takim

Zyrtarët më të lartë shtetërorë janë në takim të përbashkët me dyer të mbyllura në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kjo po bëhet me gjasë për të arritur një datë kompromisi për të zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të kaluar ligjin për Vazhdimin e Mandatit të EULEX-it.

Në takim, siç mëson Koha.net, janë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi.

Kujtojmë se kryesia e Kuvendit të Kosovës kishte paralajmëruar mbajtjen e një mbledhjeje me krerët e grupeve parlamentare për në orën 11:15, por, siç mëson Koha.net, kjo mbledhje ende nuk ka filluar pasi që pritet të përfundojë takimi mes krerëve shtetërorë.