Mustafa uron Ditën e Fëmijëve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në përurimin e Shkollës së Mesme «Ulpiana» në Lipjan, ka uruar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, njofton kumtesa kryeministrore, transmeton Koha.net.




«Sot është një ditë e veçantë për ne. Është 1 qershori, Dita e Fëmijëve. Ne të gjithë do të angazhohemi që fëmijëve tanë t’ju sigurojmë kushte më të mira, që ata ta gëzojnë ardhmërinë e tyre, që ata të kenë kushte si fëmijët tjerë të botës, t’i realizojnë ëndrrat e tyre, dhe t’i realizojnë dëshirat e tyre», tha kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast».