Mustafa si Thaçi, shpërblen partiakët me pozita të rëndësishme




Me diplomaci politike e me borde të politizuara po vazhdon të mbetet fotografia e Kosovës, raporton KTV.

 

Kjo kulturë e nisur që nga paslufta në Kosovë nuk ka të ndalur, pavarësisht se me nisjen e pushtetit, Isa Mustafa pati premtuar se do t’i heqë duart e politikës nga çdo segment i politizuar në Kosovë.

Tash emra deputetësh të partive në pushtet e kandidatësh që dështuan të bëhen deputetë, janë përzgjedhur për ta përfaqësuar Kosovën në vende të ndryshme të botës, e shumë emra të tjerë politikë po bëhen anëtarë të bordeve të institucioneve publike në vend.

Kjo praktikë kritikohet ashpër nga shoqëria civile, që thotë se gjithçka në Kosovë po shkatërrohet nga politika.

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se partitë në pushtet po i shpërblejnë militantët partiakë për favoret që u janë bërë në kohë zgjedhjesh.

Dallime, sipas tyre, nuk ka as në diplomaci, derisa thonë se ata emra politikë që po dërgohen në vende të ndryshme të botës, nuk po sjellin asgjë, pos që po mjaftohen me pagat e benificionet prej diplomati.