Mustafa-opozitës: Nuk ka kthim mbrapa

Kryeministri Isa Mustafa gjatë mbledhjes së Qeverisë tërthorazi ia bëri të qartë opozitës se nuk ka kthim prapa nga marrëveshja për Asociacionin dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.




«Kemi marrë përkrahjen e të gjithëve, edhe të Administratës së SHBA-së, për proceset që kemi kapërcyer këtu, edhe sa i përket vendimit për Gjykatën Speciale, edhe sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi edhe katër marrëveshjeve që i kemi arritur në Bruksel me 25 gusht të këtij viti», theksoi Mustafa.

Qeveria mori një vendim për ndarjen e mjeteve financiare për ekzekutimin e vendimit për dëmet e shkaktuara nga trazirat e datës 17 e 18 mars 2004, ndaj ndërmarrjes tregtare «Drini Comerce» Prishtinë, por më pas e anuloi me propozimin e kryeministrit.