Mustafa ngushëllon Amerikën për viktimat e Orlandos

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllimet popullit dhe Qeverisë Amerikane, pas sulmit vdekjeprurës në Florida, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Mustafa ka thënë se populli i Kosovës e bashkëndjenë dhembjen me familjarët e viktimave, transmeton Koha.net.
«Populli i Kosovës bashkëndjenë dhembjen me familjarët e viktimave, me popullin dhe me Qeverinë Amerikane në këto momente të vështira», thuhet në telegramin e Kryeministrit.

Një sulmues të dielën në mëngjes vrau së paku 50 persona dhe la 53 tjerë të lënduar pasi shtiu me armë zjarri në një klub nate në Orlando, Florida.

Në komunikatë më tutje thuhet se duke shprehur solidaritetin e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mustafa thekson po ashtu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në angazhimet e përbashkëta të botës demokratike, të prira nga SHBA-të, në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit.