Mustafa: Marrëveshjet janë ndërkombëtare, s’ka kthim pas

Pavarësisht kërkesës së opozitës për zhvleftësimin e marrëveshjeve të nënshkruar në Bruksel, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe nuk mund të bëhet, pasi, siç tha ai, është marrëveshje ndërkombëtare.




Kryeministri tha se opozita duhet të tërhiqet nga këto veprime dhe e ka ftuar për debat në Kuvend.
I pari i ekzekutivit po ashtu ka thënë se marrëveshjet e nënshkruar në Bruksël janë sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës. Madje ai tha se është i gatshëm që të raportojë në çdo kohë në Kuvend për marrëveshjet e nënshkruara, transmeton koha.net.

Kryeministri Isa Mustafa këto komenti i bëri sot, gjatë në një konferencë për media në lidhje me vizitën e tij në SHBA. Ai për këtë tha se kanë marrë përkrahje të plotë për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe për demarkacionin me Malin e Zi, por edhe për anëtarësim në UNESCO dhe proceset e tjera integruese në strukturat euroatlantike. Ai tha se kanë marrë përkrahjen edhe për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Gjatë vizitës jemi takuar me presidentin e KE-së, me shefen për Politikë të Jashtme dhe siguri, Federika Mogherinin, me të cilët kemi diskutuar çështje të integrimit në BE, procesin e liberalizimit të vizave dhe çështje tjera integruese si dhe MSA-në. Kemi një përkrahje të plotë. Nuk mund të flas për afate, veçmas për liberalizim, por ne do t’i përmbushim deri në fund të nëntorit të gjitha kriteret.

Takimet me liderë të shteteve të ndryshëm të botës kanë qenë takime të rëndësishme, në të cilat kemi marrë mbështetje për anëtarësim në UNESCO”, tha ai.
Në të gjitha takimet, tha Mustafa, kemi lobuar për fuqizimin e subjektivitetit të Kosovës, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për integrim euro-atlantik.