Mustafa: Kosova në fazën përfundimtare të anëtarësimit në UNESCO

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përme rrjetit social në facebook ka thënë se Kosova është në fazën përfundimtare të anëtarësimit në UNESCO.




Ai njëkohësisht ka shtuar se Kosova do të respektojë standardet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore ndërsa e ka kritikuar qasjen e Serbisë ndaj kërkesës ës Kosovës për anëtarësim në UNESCO, transmeton koha.net.

Mustafa ka shkruar:
«Kosova po hyn në fazën përfundimtare të anëtarësimit në UNESKO. Është ky një rezultat i një pune të fuqishme të institucioneve të Kosovës, i besimit që Kosova ka arritur ta krijoj në bashkësinë ndërkombëtare dhe i përkrahjes së fuqishme nga miqtë tanë.

Kosova do të respektojë të gjitha standardet botërore të ruajtjes dhe kultivimit të trashëgimisë kulturore, mbi bazë të Kushtetutës dhe të Planit Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit dhe ekspertizës së UNESKO-s. Do të ndërtojmë edhe vlera shkencore e arsimore mbi këto baza.

Ndërkaq, për udhëheqjen e Serbinë është koha e fundit që ata të mendojnë sesi t’i bëjë mirë vendit të tyre e jo si t’i bëjnë keq Kosovës. Sepse edhe shumë kohë duhet të shërohemi nga pasojat e të këqijave të tyre».