Mustafa kërkon përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Kryeministri Isa Mustafa, së bashku me zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin Bekim Çollaku, janë takuar me shefin e delegacionit të Greqisë në AP të Kombeve të Bashkuara, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikolaos Kotzias.




Kryeministri Mustafa e njoftoi ministrin grek për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e rrugës integruese në Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare.

Mustafa e falënderoi Kotziasin për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane të Kosovës.

Kreu i ekzekutivit kosovar kërkoi përkrahje të mëtejshme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikolaos Kotzias, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Greqisë për proceset integruese evropiane dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.