Mustafa i përgjigjet pyetjes së tij: Pse lindi Asociacion?

Kryeministri Isa Mustafa, që sot në mëngjes i është përgjigjur pyetjes së vet se pse lindi Asociacioni, ka thënë se më me dëshirë do të flisja dhe shkruaja për shumë çështje tjera që e preokupojnë vendin tonë sesa për këtë temë.

«Por e kemi në tavolinë. Patriotët dhe tradhtarët ndahen si për tehu të shpatës, varësisht nga rrethanat, ashtu siç mund të interpretohen vendimet e mira dhe ato jo të mira. Populliste dhe jopopulliste», ka thënë Mustafa.

Ai ka kujtuar se për gjashtëmbëdhjetë vite Kosova nuk arriti të integroi veriun e vendit.
«Pavarësia u shpall në kufijtë që Kosova i kishte në vitin 1974, por sovranitetin nuk u arrit të ushtrohet në pjesën e veriut të lumit Ibër. Atje mbetën katër komuna, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani; mbeti një pjesë e madhe e Trepçës dhe liqeni më i madh, Ujmani, nga i cili gjenerohet energji, furnizohet me ujë Kosova B dhe komunat përreth, me shumicë shqiptare dhe me shumicë serbe. Në këto komuna zhvillohej çdo gjë, veç asgjë në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe as të drejtuara nga institucionet e Republikës së Kosovës», ka thënë Mustafa. «Deri sa ne shpreheshim se kemi shpallë pavarësinë në tërë territorin e vendit, në komunat në veri, serbet qëndronin në barrikada. Ata vazhduan të kenë mbrojtjen e tyre civile, rojet e urës, policinë e Serbisë që patrullonte rrugëve. Funksiononte vetëm një segment i bashkëpunimit, ai në kontrabandë me naftë dhe me mallra të tjera ndërmjet trafikantëve serb dhe shqiptarë, dhe kjo gjendje më së shumti iu përgjigjej atyre por dhe sot iu përgjigjet. Sepse, ka shumë që u pasuruan nga këto biznese të ndyra. Me një fjalë nuk arritëm t’i integrojmë në jetën institucionale, politike dhe ekonomike», ka shtuar Mustafa.

Në pyetjen sesi të integrohet pjesa e veriut dhe serbet në Kosovë, një përgjigje ishte përmes dialogut, ka thënë ai.
«Përmes dialogut u arrit që doganierët e Kosovës të vendosen në pikat kufitare në veri, që policia e Kosovës të veproj në tërë territorin, që të shpërbëhet Mbrojtja Civile, që të ushtrohen sistemi i drejtësisë në tërë territorin, që Kosova të ketë kodin e vet telefonik, të ketë kufijtë e vet energjetik, por po ashtu ta ketë edhe Asociacionin si një formë e organizimit të komunave me shumicë serbe, ku atyre iu jepet mundësia të merren vesh për zgjidhjen e shumë problemeve të tyre, por e gjithë kjo në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës», ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, të gjithë do të pajtoheshim se më mirë do të ishte pa Asociacion.
«Që, të gjitha komunat në Kosovë të veprojnë në një asociacion, pa i ndarë në ato me shumicë serbe e me shumicë shqiptare. Fundja deri më tani, disa komuna me shumicë serbe kanë funksionuar në Asociacionin ekzistues të komunave të Kosovës, pa asnjë problem, por ato nuk ishin komuna nga veriu. Por të gjithë, po ashtu, deshëm apo nuk deshëm duhet ta pranojmë se gjatë këtyre viteve nuk kemi arritur të integrojmë vendin tonë», ka th[në Mustafa. «Prandaj në vend që të krijojmë frikë e tmerr nga ky asociacion të kthehemi e ta trajtojmë këtë si formë të integrimit të pakicave, sidomos të asaj serbe, si formë të funksionimit të vendi tonë si vend shumetnik, si formë të demokracisë evropiane dhe si mundësi të komunikimit dhe të besimit të brendshëm. Edhe rrobat që nuk rijnë tamam, mund të përshtaten dhe të përdoren në të mirë», ka thënë ai.

Për Mustafën, «me rëndësi është sesi ne do të komunikojmë bashkërisht». «Dhe më me rëndësi është të pranojmë realitetin se ky vend është i të gjithë atyre që këtu jetojnë dhe se nuk është një bashkësi etnike qoftë me shumicë apo me pakicë e cila ka pronësi të ndaj të drejtat për të tjerat. Jemi vend demokratik».