Mustafa e Meucci flasin për «sukseset në Kosovë»

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gabriele Meucci, njofton kumtesa kryeministrore, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit, Mustafa e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë misionit në Kosovë, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës në avancimin e proceseve, gjatë kësaj periudhe.

Shefi i deritashëm i EULEX-it, Gabriele Meucci, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke e falënderuar kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar.