Mustafa e cilëson Italinë si partner të rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, të cilin e falënderoi për përkrahjen e dhënë në avancimin e proceseve në Kosovë.

Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Italinë, Mustafa theksoi kontributin e ambasadorit Ferrarese në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

«Italia është partner i rëndësishëm i Kosovës, me theks të posaçëm në proceset integruese evropiane dhe në zhvillimin ekonomik», tha kryeministri Mustafa.

Ndërkaq, Ambasadori italian në largim i Kosovës, Andreas Ferrarese, falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar, duke shprehur përkushtimin për të vazhduar përkrahjen për Kosovën.