Murati takon shqiptarin që u zgjodh këshilltar komunal në Evensee të Austrisë

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka takuar Lulzim Fejzullahun, që së fundi është zgjedhur këshilltar komunal në një qytet në Austri.




«Sot takova Lulzim Fejzullahin, i cili sapo është zgjedhur këshilltar komunal në qytetin Ebensee, të Austrisë së Epërme, në Republikën Federale të Austrisë», ka thënë Murati. «U pajtuam se kjo është rruga më e mirë për të ndihmuar diasporën tonë por edhe lidhjet me vendin», ka shtuar ai.