Murati në Kopër, për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve e sllovenëve

Ministri i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Slloveni, të dielën është ndalur në Kopër, ku ka takuar bashkatdhetarë e miq slloven.




Atje, siç ka shkruar ministri Murati në Facebook, ka shënuar forcimin e marrëdhënieve në mes të dy popujve, përmes kujtimit mbi rolin e familjeve fisnike shqiptare në Kopër, e sidomos asaj Bruti.

«Një organizim i mirë nga shoqata «Iliria», i ndihmuar nga bashkatdhetarët, miqtë slloven dhe e cila gjeti ndihmën edhe të kryetarit të Koprit Boris Popoviq, i cili ishte prezent në manifestim. Edhe Ministria e Diasporës ishte pjesë e ndihmës për këtë ngjarje, si dhe ambasada e Republikës së Kosovës dhe ambasadori Nexhmi Rexhepi dhe ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe ambasadori Pëllumb Qazimi», ka shkruar Murati, përcjell koha.net. «Gjithashtu pjesë eorganizimit ishte edhe ekspozita e piktorit tonë të mirënjohur në Slloveni Gani Llalloshit», ka shtuar më pas ai.