Mundet Vuçiq të bëhet De Gaulle i Serbisë për Kosovën?

Fjalët e fundit të presidentit të Serbisë për Kosovën ftojnë krahasime intriguese me ato të një tjetër nacionalisti në një tjetër epokë.

Aleksandër Vuçiq. Foto: Darko Vojinoviq/AP



Artikulli i presidentit serb Aleksandër Vuçiq për Kosovën në gazetën Blic disa ditë më parë i ka vënë vëzhguesit në Ballkan të flasin.

Në një artikull të nënshkruar, njeriu më i fuqishëm në Beograd tha se kishte ardhur koha që njerëzit «të mos fusnin më kokat në rërë» përsa i takon Kosovës «dhe të tregoheshin realistë».

Serbët dhe shqiptarët duhej të pranonin dëmin që i kishin shkaktuar njëri-tjetrit, shtoi ai, duke vazhduar duke i bërë homazhe kujtimit të ndërmjetësuesit të Izraelit me palestinezët Simon Peres.

Në një vend tjetër, thirrjet për «t’u treguar realistë» në lidhje me temën e një province që u humb pothuajse dy dekada më parë nuk do të ishin lajme për në faqe të parë. Por në kontekstin e nacionalizmit serb, kjo ishte diçka e tipit ulu dhe mbaj shënim.

Ajo që ishte mbresëlënëse në artikullin e Vuçiqit gjithashtu nuk ishte ajo që ai tha, por ajo që nuk tha. Ku ishin referencat e detyrueshme për Kosovën dhe Metohinë si «djep» i Serbisë – dhe rituali për të mos e njohur kurrë Kosovën si shtet, në asnjë rrethanë?

Nacionalistët e vërtetë të «Kosova-është-Serbi» duhet të shqetësohen. Ata duhet të shpresojnë gjithashtu që Vuçiqi të mos ketë gërmuar biografitë e Charles De Gaulle – si edhe libra mbi Peresin. Pse? Sepse De Gaulle ishte nacionalisti tipik i krahut të djathtë që mori të gjithë nacionalistët e tjerë të krahut të djathtë dhe në një mënyrë që asnjë liberal apo socialist s’do të kishte guxuar kurrë ta bënte.

Sigurisht që paralelet midis Vuçiqit dhe Kosovës sot dhe De Gaulle dhe Algjerisë në atë kohë nuk janë identike. Askush në Francë nuk e mendonte Algjerinë – e pushtuar në vitin 1830 – si djepi kombëtar. Megjithatë, vlen të kujtojmë gjithashtu se, deri në fund të viteve 1950, përmendja e mundësisë së pavarësisë algjeriane ishte herezi politike.

Algjeria ishte «zemra e Francës», pjesë e shtetit francez (ndryshe nga kolonitë) dhe, për më tepër, ishte një shtëpi e rreth një milion francezëve dhe grave që në Algjer, Oran dhe Konstandinë kishin krijuar versione më të vogla të Parisit dhe Marsejës.

Madje, ishin besimtarët në Algjerinë Franceze, Algérie Française, ata që sollën në pushtet De Gaulle në pranverën e vitit 1958 – duke besuar gabimisht se heroi i madh do të ulte në gjunjë rebelët pro pavarësisë së Algjerisë.

Vetëm pak ditë pas ardhjes në pushtet, De Gaulle dukej sikur po jetonte me ato shpresa, duke fluturuar në Algjer dhe, më 4 qershor 1958, iu drejtua një turme të madhe njerëzish në Forumin e Algjerisë me fjalët e famshme: «Je vous ai compris!» «Unë ju kam kuptuar!».

Më pas rezultoi se ajo që De Gaulle «kishte kuptuar» nuk ishte zemërimi i algjerianëve francezë, por mungesa e shpresës e pozicionit të Francës në Algjeri dhe fakti se asgjë më pak se pavarësia do ta largonte Francën nga një konflikt pa fund.

Ia vlen të kujtojmë gjithashtu se kur De Gaulle vendosi të priste nyjën Gordiane rreth Algjerisë, ai nuk ishte i motivuar nga një shkëndijë dhembshurie ndaj nacionalizmit arab. Llogaritja e ftohtë e interesit kombëtar të Francës tregoi gjithçka.

Mbi të gjitha, ai kishte vendosur që Franca nuk mund ta arrinte kurrë qëllimin e saj për t’u bërë forca dominuese brenda atij që do të bëhej Bashkimi Europian nëse një luftë e zgjatur në Afrikën e Veriut do të konsumonte të gjithë energjinë e saj.

Një tjetër motiv ishte një kuptim i papërpunuar i tendencave demografike. Ritmi i shpejtë i rritjes së popullsisë së Algjerisë i kishte bërë shumë përshtypje atij, duke marrë parasysh faktin se popullsia e Francës ishte e amullt. Nëse të dy vendet mbeteshin të bashkuar, thuhet se në vitin 1959, karakteri europian i Francës do të ishte i paqëndrueshëm.

Nëse Vuçiq ka arritur momentin e tij De Gaulle dhe ka arritur në përfundimin se, në fund, do të jetë ose Kosova apo Europa – jo të dyja/dhe – ai mund të ngushëllohet me faktin që ndoshta nuk do të duhet të paguajë të njëjtin çmim si De Gaulle.

Shkatërrimi i Algérie Francaise traumatizoi Francën dhe ndau të djathtën franceze – pasojat e së cilës vazhdojnë edhe sot.

Vetë De Gaulle ishte subjekt i disa tentativave të vrasjes nga të djathtët e zemëruar, përfshirë një përpjekje tepër dramatike më 22 gusht 1962, kur 12 persona të armatosur qëlluan makinën e tij në «Avenue de la Liberation» në Paris me 140 plumba. Ishte e pabesueshme që ai mbijetoi, duke marrë parasysh se personat e armatosur qëlluan të katër gomat e makinës, e megjithatë Citroen i tij vazhdoi të ecte.

Në një farë mënyre, për të gjitha fjalët dhe zemërimin mbi «provincën jugore», nuk është e sigurt nëse Vuçiq do të haste diçka të ngjashme me të njëjtin nivel zemërimi.

(https://www.reporter.al/mundet-vucic-te-behet-de-gaulle-i-serbise-per-kosoven/)