Muhaxherit i ndalohet gjykimi i Deçanit nën dyshimet se u ndikua nga Mekaj

Gjykatësja e krimeve të rënda në Pejë, Lumturije Muhaxheri, nuk do të ketë më qasje në procedurën penale ndaj bashkëshortit të Vlora Goranit – Fahri Deçani, që ndiqet për shtytje në tentim vrasje, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se Salih Mekaj keqpërdori pozitën duke ndikuar tek gjyqtarja Muhaxheri që të lirojë Deçanin nga burgu.

Këto dyshime kanë bërë që eprorja e Muhaxhirit, kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, të kërkojë që lënda t’i transferohet për procedim një gjykate tjetër dhe kështu t’ia marrë Muhaxherit të drejtën për të vendosur për fatin e Fahri Deçanit dhe dy të akuzuarve të tjerë, Florim dhe Haki Gjocaj, të përfshirë në një rast vrasjeje.
Që të tre janë vëllezër. Deçani akuzohet për shtytje në vrasje të rëndë, Florim Gjocaj, për vrasje në tentativë, ndërsa Haki Gjocaj për vrasje të rëndë.

Tash e tutje procedurat gjyqësore ndaj të treve do t’i vazhdojë Gjykata Themelore e Ferizajt.