Mua

Foto: Shutterstock



Kur të më vijë koha
Askush nuk do të qaj për mua,

As ti nuk do të qash.

Në djall me gjithë ata lot!

Unë jam një shtazë e egër
Flakur tej nga kopeja
Plumbat mund të ma shpojnë lëkurën
Por unë do të vazhdoj të shkoj përpara

Duke shpënë përpara plagët e mia dhe dhimbjen

Duke sulmuar
Duke sulmuar
Deri sa vuajtja të zhduket.

Dhe nuk do çaj kokën fare
Dua të rroj njëmijë vjet të tjerë.