MTI vazhdon të mos e bëjë publike ç’po ndodh me projektin për Brezovicën

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, që e udhëheq projektin për Brezovicën, vazhdon të mos e bëjë publike çështjen kryesore që lidhet me fatin e këtij projekti, garancionin financiar, raporton KTV.




Zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë pranuar të japin detaje, por janë mjaftuar me një deklaratë për shtyp, nëpërmjet së cilës vetëm kanë treguar se konsorciumi francez i ka dorëzuar dokumentet sipas afatit të paraparë.

Kjo ministri ka bërë të ditur se Komiteti Drejtues Ndërministror do të vazhdojë të vlerësojë me kujdes dokumentet e dorëzuara dhe pas shqyrtimit të plotë nga ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm.
Ky komitet do të marrë vendimin, duke u bazuar në të dhënat përfundimtare të këtij nën-komiteti të formuar më 25 maj të këtij viti dhe i përbërë nga këta persona.

Kohavisioni ka komunikuar me ministren Bajrami, por e njëjta nuk ka treguar nëse konsorciumi e ka sjellë garancinë financiare.
Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, vetëm ka mundur ta konfirmojë se dokumentacioni i konsorciumit ka ardhur brenda 24-orëshit të së martës.

Nga ana tjetër, shoqatat e biznesit shprehin frikën se dështimi i tij do ta rriste edhe më shumë dëshpërimin e madh për investime të huaja në Kosovë.