MTI-ja ende pa vendim për Brezovicën

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ende nuk ka përgjigje për fatin e projektit të Brezovicës.

Konsorciumi fitues i ka dorëzuar dokumentet e kërkuara më datën 31 maj, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë pati premtuar se një komision i krijuar për verifikimin e dokumentacionit do të përfundonte punën brenda 10 ditësh, shkruan sot «Koha Ditore».

Tashmë kanë kaluar dy javë dhe MTI-ja ende thotë se janë në proces të analizimit të dokumentacionit.

«Ju njoftojmë se Komiteti Drejtues Ndërministror po vazhdon ende me vlerësimin e dokumenteve të dorëzuara nga partneri privat. Pas shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm, dhe pasi që Komiteti Drejtues Ndërministror të ketë finalizuar diskutimet rreth dokumenteve do të merret vendimi i cili do t’i komunikohet publikut të gjerë», thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.