MSF: «Të neveritur nga sulmi në Kunduz»

Organizata «Mjekët pa Kufij» tha se është e neveritur nga qëndrimet e Qeverisë afgane, të cilët po e arsyetojnë sulmin ajror ndaj spitalit të tyre në Kunduz, duke e përshkruar aktin si krim lufte.

An Afghan policeman patrols next to a burning vehicle in the city of Kunduz, Afghanistan October 1, 2015. Afghan officials said government troops recaptured much of the strategic northern city of Kunduz from Taliban insurgents early on Thursday, three days after losing the provincial capital in an embarrassing defeat for Kabul and its U.S. allies. REUTERS/Stringer TPX IMAGES OF THE DAY



Organizata shtoi nëpërmes një njoftimi se amerikanët dhe afganët vendosën të sulmonin spitalin me pretendimet se brenda ndodheshin talibanë, transmeton Koha.net. Mjekët pa kufij akuzuan edhe forcat e NATO-s për sulmin e së dielës, me ç’rast u vranë së paku 22 persona, përfshirë stafin e organizatës bamirëse.

Ditët e fundit po ndodhin luftime të ashpra, derisa qeveria afgane është në përpjekje për të rimarrë kontrollin ndaj qytetin Kunduz, të rënë në duart e talibanëve, e amerikanët njoftuan se kanë filluar hetimin për këtë incident. 12 anëtarët të organizatës Mjekët pa Kufij dhe 10 pacientë janë vrarë gjatë sulmit ndaj spitalit.

Vullnetarët kanë filluar të tërhiqen nga zona, por disa do të mbesin për t’i trajtuar të lënduarit.