MPB e Kosovës: Këtu nuk vlejnë të gjitha dokumente e Serbisë




 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Milan Radojeviq thekson se patentë shoferi i përkohshëm që e jep MBP i Serbisë, nuk vlen në territorin e Kosovës.

Polica e Kosovës të enjten nuk e kishin lejuar një kalimtar nga Serbia që të hynte në Kosovë për shkak se më vete kishte patentë shoferin e përkohshëm.

Radojeviq në deklaratën për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, transmeton Koha.net, ka thënë se vendimin që në Kosovë të mos jetë i vlefshëm ky dokument, e ka marrë Drejtoria e Policisë Kosovës.