Ngjarja do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet më 29 shtator 2015 nga10: 00, në Malin Golesh- Sllatinë.
Shkatërrimi i municionit realizohet në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është mbështetur nga UNDP- Projekti për Minimizimin e Rrezikut të Armëve dhe Eksplozivëve (FERM) që është i financuar nga qeveritë e Gjermanisë dhe Norvegjisë, transmeton Koha.net.
Shkatërrimi i municionit do të zhvillohet në përputhje me Udhëzimet Ndërkombëtare Teknike për Municion të OKB-së (IATG).