Mosnjohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi po shkakton keqkuptime, thotë Haradinaj

Ramush Haradinaj, në një tryezë politike me temën “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe” që po mbahet në Mitrovicë, e ku po marrin pjesë personalitete të rëndësishme nga jeta politike në vend si përfaqësues diplomatikë nga shumë vende, tha se është urgjente njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë.

Çdo vonesë në këtë proces, tha ai, po krijon vakum dhe keqkuptime të shumta. Haradinaj tha se në këtë proces rol vendimtar mund të luajë faktori ndërkombëtar, transmeton Koha.net.

Duke folur për Bashkimin Evropian, ai tha se BE-ja po tregohet e pasuksesshme në Ballkan.

Rasti i Kosovës e cila vazhdon akoma të jetë në një fazë tranzicioni, rasti i moszgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë si dhe Greqia, janë vetëm disa shembuj mossuksesi të BE-së në Ballkan.

Haradinaj tha se konferenca e sotme është një rast i mirë që të harrohen tabutë dhe gjërat të thuhen hapur.

Kosova duhet ta përfundojë atë që quhet fazë e tranzicionit dhe të përfshihet seriozisht në të gjitha proceset integruese.