Mosnjohja e gjuhës dëmton shëndetin: shembulli i shqiptarëve në Zvicër




Shumë të huaj në Zvicër flasin keq gjuhët e vendit dhe kanë vështirësi në jetën e përditshme. Në katër vitet e fundit është shtuar për 70 për qind nevoja për përkthyes interkulturorë në Zvicër. Sidomos spitalet punojnë gjithnjë e më shumë me përkthyes, shkruan gazeta «NZZ am Sonntag». Përkthyesit më të kërkuar janë ata të gjuhës tigrinia të Eritresë dhe shqip.

Një skenë nga vizita te mjeku: një paciente e moshë se re nuk reagon fare kur gjinekologia i thotë se ajo duhet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e mitrës. Mjekia e kupton situatën: pacientja nuk merr vesh gjermanisht, andaj duhet caktuar një vizitë tjetër, gjatë së cilës do të jetë e pranishme një përkthyese interkulturore. Gjatë bisedës rezulton se problemi nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor. Djali i pacientes kishte ngurruar t’i tregojë së ëmës se heqja e mitrës domethënë të jesh e pafrytshme.

Në raste të tilla, kur shfaqen probleme gjuhësore apo kulturore, spitalet, shkollat dhe shërbimet sociale në Zvicër angazhojnë njërin prej dy mijë përkthyesve interkulturorë. Sipas organizatës Interpret, e cila përfaqëson interesat e përkthyesve, në katër vitet e fundit numri i orëve të përkthimit është shtuar për 67 për qind. Më së shumti të kërkuar janë përkthyesit e gjuhës tigrinia të Eritresë dhe shqip. Pas tyre vijojnë përkthyesit nga arabishtja. Këto të dhëna për komunitetin shqiptar janë shqetësuese, sepse tregojnë se një pjesë e madhe e shqiptarëve, madje edhe pas 4 dekadash jete në Zvicër, ka nevojë për përkthyes për të përballuar përditshmërinë.

Roli i përkthyesve interkulturorë nuk kufizohet vetëm në përkthim. Ata janë ekspertë edhe në çështje kulturore. Ata njëherë duhet t’i shpjegojnë një familjeje sistemin shkollor të Zvicrës, herën tjetër të njoftojnë dikë për çështje shëndetësore që sillen rreth jetës dhe vdekjes. Më së shumti nevojë për përkthyes kanë spitalet. Kur një pacient shqiptar shtrohet në spital, mjekët përpiqen t’ia shpjegojnë rastin. Kur vërejnë se pacienti nuk po kupton, atëherë zakonisht problemi i shpjegohet një familjari. Por edhe ata shpesh nuk e kuptojnë gjuhën e mjekësisë. Atëherë ndihma e vetme serioze janë përthyesit interkulturorë. -lliShumë të huaj në Zvicër flasin keq gjuhët e vendit dhe kanë vështirësi në jetën e përditshme. Në katër vitet e fundit është shtuar për 70 për qind nevoja për përkthyes interkulturorë në Zvicër. Sidomos spitalet punojnë gjithnjë e më shumë me përkthyes, shkruan gazeta «NZZ am Sonntag». Përkthyesit më të kërkuar janë ata të gjuhës tigrinia të Eritresë dhe shqip.

Një skenë nga vizita te mjeku: një paciente e moshë se re nuk reagon fare kur gjinekologia i thotë se ajo duhet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e mitrës. Mjekia e kupton situatën: pacientja nuk merr vesh gjermanisht, andaj duhet caktuar një vizitë tjetër, gjatë së cilës do të jetë e pranishme një përkthyese interkulturore. Gjatë bisedës rezulton se problemi nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor. Djali i pacientes kishte ngurruar t’i tregojë së ëmës se heqja e mitrës domethënë të jesh e pafrytshme.

Në raste të tilla, kur shfaqen probleme gjuhësore apo kulturore, spitalet, shkollat dhe shërbimet sociale në Zvicër angazhojnë njërin prej dy mijë përkthyesve interkulturorë. Sipas organizatës Interpret, e cila përfaqëson interesat e përkthyesve, në katër vitet e fundit numri i orëve të përkthimit është shtuar për 67 për qind. Më së shumti të kërkuar janë përkthyesit e gjuhës tigrinia të Eritresë dhe shqip. Pas tyre vijojnë përkthyesit nga arabishtja. Këto të dhëna për komunitetin shqiptar janë shqetësuese, sepse tregojnë se një pjesë e madhe e shqiptarëve, madje edhe pas 4 dekadash jete në Zvicër, ka nevojë për përkthyes për të përballuar përditshmërinë.

Roli i përkthyesve interkulturorë nuk kufizohet vetëm në përkthim. Ata janë ekspertë edhe në çështje kulturore. Ata njëherë duhet t’i shpjegojnë një familjeje sistemin shkollor të Zvicrës, herën tjetër të njoftojnë dikë për çështje shëndetësore që sillen rreth jetës dhe vdekjes. Më së shumti nevojë për përkthyes kanë spitalet. Kur një pacient shqiptar shtrohet në spital, mjekët përpiqen t’ia shpjegojnë rastin. Kur vërejnë se pacienti nuk po kupton, atëherë zakonisht problemi i shpjegohet një familjari. Por edhe ata shpesh nuk e kuptojnë gjuhën e mjekësisë. Atëherë ndihma e vetme serioze janë përthyesit interkulturorë. -lli