Mosha e jetës

Friedrich Hölderlin, poet gjerman.

Ju qytete të Eufratit!
Ju rrugë të Palmirës!
Ju pyje kolonash mbi faqe të shkretëtirës,
Ç’jeni ju?
Jua morën kurorat,
Shtëllungat e tymit dhe flakën
Qiellorët, sepse
Kapërcyet cakun
E frymimit;
Por unë rri tani nën re (e paqtë
Secila syresh) nën
Lisa t’serënditur, mbi
Shqopishtë të drerëve dhe, të huaj
E të vdekur, shpirtrat e të Shenjtëve
Më faniten.

Përktheu: Denata Qazimi