Mos iu dorëzoni pa luftë lamtumirës

Foto Shutterstock



Mos iu dorëzoni pa luftë lamtumirës,
Mosha e bardhë s’duhet të epet në fund të ditës;
Reagoni, reagoni fuqishëm kundër errësirës.

Njerëzit e mirë e dinë se, terri vjen në fund të rrëpirës,
Sepse bëmat e tyre nuk krijuan rrufe prej dritës,
Ata nuk i dorëzohen pa luftë lamtumirës.

Njerëzit e urtë, pareshtur luftojnë kundër egërsirës,
Edhe se në këtë botë mund të jenë thjesht shëtitës,
Ata reagojnë, reagojnë fuqishëm kundër errësirës.

Njerëzit e fortë, jetën gjithmonë ia shpëtuan të mirës,
Dhe fshehën buzëqeshjen nën shpirtin kryengritës,
Ata nuk i dorëzohen pa luftë lamtumirës.

Njerëzit krenarë, që kurrë s’iu lutën mëshirës,
E dinë se edhe sytë e verbër janë mikpritës,
Ata reagojnë, reagojnë fuqishëm kundër errësirës.

Dhe ti, ati im, atje, larg prej të keqes dhe smirës
Mallkomë, bekomë tani, me lotët e tu trishtimngjitës,
Të lutem, mos iu dorëzo pa luftë lamtumirës,
Por reago, reago kundër errësirës.

Përktheu Rudi Bobrati