Mori gjysmë milioni franga duke aktruar 23 vite si invalid në Zvicër




Një gjykatë në kantonin Schwyz të Zvicrës qendrore ka dënuar një shqiptar për shkak të mashtrimit të sigurimit invalidor me një vit burg dhe 50 mijë franga gjobë.

Në lexim të parë duket e pabesueshme: një shqiptar merr pension invalidor në Zvicër gjatë 23 viteve dhe në fund rezulton se ai këtë e ka arritur duke mashtruar. Nga sigurimi invalidor dhe nga shtylla e dytë e sigurimeve ai kishte marrë gjysmë milioni franga. Për një gjykatë në kantonin Schwyz të Zvicrës qendrore nuk kishte asnjë dyshim se i akuzuari është fajtor për mashtrim. Ai duhet të qëndrojë një vit në burg dhe të paguajë 50 mijë franga gjobë.

Para trupit gjykues i akuzuari i moshës 61-vjeçare u paraqit në karrocë të invalidit, por prokurori ishte i ashpër në vlerësimin e tij. Ai tha se bëhej fjalë për një aktor, i cili qëndron mirë me shëndet sapo të jetë i mbyllur në ambiente ku nuk shihet nga publiku. Para tri dekadave shqiptari kishte pasur gjakderdhje në tru dhe kishte hequr një tumor. Por, pastaj ishte shëruar mirë. Pas kthimit nga një udhëtim në Maqedoni në vitin 1987 ai prezantoi një dëftesë mjeku dhe ecte me paterica. Prokurori ishte i mendimit se i akuzuari kishte arritur që edhe me ndihmën e gruas dhe djalit të tij t’i mashtrojë mjekët. Në vazhdën e hetimeve autoritetet kishin gjetur një incizim nga dasma e djalit të të akuzuarit dhe aty ai shihet duke vallëzuar dhe fotografuar. Shtatë ditë para dasmës ai i kishte thënë mjekut se i duhet ndihma e një personi për të përballuar përditshmërinë. Të akuzuar ishin edhe djali dhe gruaja e shqiptarit. Djali u lirua, ndërsa gruaja u dënua me një gjobë në lartësi prej 6’000 franga. /-lliNjë gjykatë në kantonin Schwyz të Zvicrës qendrore ka dënuar një shqiptar për shkak të mashtrimit të sigurimit invalidor me një vit burg dhe 50 mijë franga gjobë.

Në lexim të parë duket e pabesueshme: një shqiptar merr pension invalidor në Zvicër gjatë 23 viteve dhe në fund rezulton se ai këtë e ka arritur duke mashtruar. Nga sigurimi invalidor dhe nga shtylla e dytë e sigurimeve ai kishte marrë gjysmë milioni franga. Për një gjykatë në kantonin Schwyz të Zvicrës qendrore nuk kishte asnjë dyshim se i akuzuari është fajtor për mashtrim. Ai duhet të qëndrojë një vit në burg dhe të paguajë 50 mijë franga gjobë.

Para trupit gjykues i akuzuari i moshës 61-vjeçare u paraqit në karrocë të invalidit, por prokurori ishte i ashpër në vlerësimin e tij. Ai tha se bëhej fjalë për një aktor, i cili qëndron mirë me shëndet sapo të jetë i mbyllur në ambiente ku nuk shihet nga publiku. Para tri dekadave shqiptari kishte pasur gjakderdhje në tru dhe kishte hequr një tumor. Por, pastaj ishte shëruar mirë. Pas kthimit nga një udhëtim në Maqedoni në vitin 1987 ai prezantoi një dëftesë mjeku dhe ecte me paterica. Prokurori ishte i mendimit se i akuzuari kishte arritur që edhe me ndihmën e gruas dhe djalit të tij t’i mashtrojë mjekët. Në vazhdën e hetimeve autoritetet kishin gjetur një incizim nga dasma e djalit të të akuzuarit dhe aty ai shihet duke vallëzuar dhe fotografuar. Shtatë ditë para dasmës ai i kishte thënë mjekut se i duhet ndihma e një personi për të përballuar përditshmërinë. Të akuzuar ishin edhe djali dhe gruaja e shqiptarit. Djali u lirua, ndërsa gruaja u dënua me një gjobë në lartësi prej 6’000 franga. /-lli