Monumenti i pavarësisë në Kosovë dërgon mesazhin «Jo Mureve»

Monumenti i pavarësisë NEWBORN në Prishtinë do të përçojë këtë vit mesazhin «Jo Mureve» për t’i bërë apel presidentit amerikan Donald Trump, si dhe serbëve në veri të Kosovës.

Prishtinë. Foto: Andrii Lutsyk / Shutterstock



Monumenti i mirënjohur NEWBORN në Prishtinë do të ndryshojë pamjen e vet më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, siç bën çdo vit – këtë herë me sloganin «No Mureve» të inkorporuar.

Mesazhi vjen pas një kontraversiteti të nxitur nga ndërtimi i një muri nga serbët në qytetin verior të përçarë të Mitrovicës, si dhe pas këmbënguljes të presidentit Donald Trump për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Serbët e shkatërruan murin në Mitrovicë këtë muaj pas një marrëveshjeje me autoritetet në Prishtinë.

«Në një botë ku muret po ndërtohen çdo ditë dhe liria e lëvizjes po bëhet edhe më e kufizuar nga mendjet e ngushta, ndërsa një mur këtu vazhdimisht dëmton sovranitetin e Kosovës, NEWBORN do t’i shkatërrojë ato mure, për hir të humanitetit», tha krijuesi i NEWBORN, Fisnik Ismajli, i cili është gjithashtu deputet i partisë opozitare Vetëvendosje.

«Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Trashëgimisë Kulturore e miratoi idenë tonë. Por ende nuk kemi marrë një përgjigje nga Ministria e Kulturës nëse do të mbulojnë shpenzimet», shtoi Ismajli.

E premtja do të jetë përvjetori i nëntë i vendosjes së monumentit, i cili u krijua për të shënuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Monumenti ka pasur ngjyrë të verdhë deri në përvjetorin e pestë, kur Ismajli vendosi ta ndryshojë atit çdo vit për të dërguar mesazhe të ndryshme.

Në 2013, monumenti u ngjyrës me flamujt e çdo vendi që kishte njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Në 2014, mori ngjyrat e NATO-s dhe uniformave të UÇK.

Në 2015, pas një sasie të madhe kosovarësh që emigruan në Europë në kërkim të një jete më të mirë, Ismajli lejoi njerëzit t’i ngjyrosnin shkronjat, përveç «E»-së, të cilën ai e ngjyrosi me të zezë për të simbolizuar fjalën ‘emigracion’.

Teksa shtetasit e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë në vendet e BE-së pa vizë, në 2016 monumenti mori ngjyrat e një qielli me tela me gjemba.

Që nga dita që u instalua krah Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, NEWBORN u bë i pari monument i historisë moderne të Kosovës që u bë një atraksion turistik.

(https://www.reporter.al/monumenti-i-pavaresise-ne-kosove-dergon-mesazhin-jo-mureve/)