Monitorim për rekrutimin e punëtorëve të huaj




Zvicra duhet të dokumentojë sa punëtore ka marrë nga jashtë saj. Me këtë synohet të frenohet emigracioni.

Ideja është se si të implementohet e Iniciativa e Migrimit Masiv, pa rënë ndesh me Unionin Evropian dhe pa e cënuar ekonominë e vendit. Një zgjidhje quhet vetëpërgjegjësi, raporton këto ditë Tages Anzeiger. Ndëmarrjet dhe institucionet duhet të kujdesen vetë që të angazhojnë më shumë njerëz nga brenda, me qëllim që të ndalojnë vërshimin e emigracioit të punës nga jashtë. Kontrolli se cila firmë apo organizatë si sillet në këtë çështje është i vështirë. Statistika për këtë nuk mbajnë as të gjitha kantonet, as federata. Ato tregojnë vetëm numrin e të huajve të punësuar në total, ku përfshihen edhe ata të huaj, të cilët në momentin e punësimit tanimë jetonin në Zvicër.

Media citon Hans Gruder nga Partia Qytetare Demokratike (BDP): «Nëse nuk ka transparencë për rekrutimin, rritet rreziku që shteti dhe ekonomia të mos i bëjnë detyrat si duhet.» Politikani kërkon monitorim. Sipas tij subjektet duhet ta dokumentojnë rektutimin e punëtorëve – nëse ata janë të huaj apo vendas. Burokracia që mund të ketë për pasojë ky hap, sipas këshilltarit nacional të BDP-në, ia vlenë për rëndësinë që ka projekti. Një variant tjetër sipas tij, që do të jipte informacion për atë se kush, ku dhe si ka vepruar në angazhimin e punëtorëve është harmonizmi i të dhënave të Kontrollit të Banorëve me ato të sigurimit shoqëror AHV.

Përfaqësues të ekonomisë, përkatësisht kryetari i Bashkimit të Punëdhënësve Zviceranë, Valentin Vogt, është në parim dakord me këtë propozim. Ata vetëm nuk mund të vendosin saktësisht për formën e monitorimit dhe kanë rezerva për burokracinë që mund të ketë për pasojë ai. Vogt pledon për sensibilizimin e ndërmarrjeve që të furnizohen me resurse të brendshme.

Shefi i franksionit të social-demokratëve nuk është i impresionuar nga propozimi i Grunderit. Sipas tij dihet cilat bransha furnizohen me forca punëtore nga jashtë. Monitoringu nuk do të sillte rezultate të reja. Për Andy Tschümperlin duhet nënshkruar Kontratë të Përgjithshme të Punës në të gjitha branshat dhe të definohen kushtet që do ta nxisnin rekrutimin e punëtorëve nga brenda, raporton Tages Anzeiger. / ksZvicra duhet të dokumentojë sa punëtore ka marrë nga jashtë saj. Me këtë synohet të frenohet emigracioni.

Ideja është se si të implementohet e Iniciativa e Migrimit Masiv, pa rënë ndesh me Unionin Evropian dhe pa e cënuar ekonominë e vendit. Një zgjidhje quhet vetëpërgjegjësi, raporton këto ditë Tages Anzeiger. Ndëmarrjet dhe institucionet duhet të kujdesen vetë që të angazhojnë më shumë njerëz nga brenda, me qëllim që të ndalojnë vërshimin e emigracioit të punës nga jashtë. Kontrolli se cila firmë apo organizatë si sillet në këtë çështje është i vështirë. Statistika për këtë nuk mbajnë as të gjitha kantonet, as federata. Ato tregojnë vetëm numrin e të huajve të punësuar në total, ku përfshihen edhe ata të huaj, të cilët në momentin e punësimit tanimë jetonin në Zvicër.

Media citon Hans Gruder nga Partia Qytetare Demokratike (BDP): «Nëse nuk ka transparencë për rekrutimin, rritet rreziku që shteti dhe ekonomia të mos i bëjnë detyrat si duhet.» Politikani kërkon monitorim. Sipas tij subjektet duhet ta dokumentojnë rektutimin e punëtorëve – nëse ata janë të huaj apo vendas. Burokracia që mund të ketë për pasojë ky hap, sipas këshilltarit nacional të BDP-në, ia vlenë për rëndësinë që ka projekti. Një variant tjetër sipas tij, që do të jipte informacion për atë se kush, ku dhe si ka vepruar në angazhimin e punëtorëve është harmonizmi i të dhënave të Kontrollit të Banorëve me ato të sigurimit shoqëror AHV.

Përfaqësues të ekonomisë, përkatësisht kryetari i Bashkimit të Punëdhënësve Zviceranë, Valentin Vogt, është në parim dakord me këtë propozim. Ata vetëm nuk mund të vendosin saktësisht për formën e monitorimit dhe kanë rezerva për burokracinë që mund të ketë për pasojë ai. Vogt pledon për sensibilizimin e ndërmarrjeve që të furnizohen me resurse të brendshme.

Shefi i franksionit të social-demokratëve nuk është i impresionuar nga propozimi i Grunderit. Sipas tij dihet cilat bransha furnizohen me forca punëtore nga jashtë. Monitoringu nuk do të sillte rezultate të reja. Për Andy Tschümperlin duhet nënshkruar Kontratë të Përgjithshme të Punës në të gjitha branshat dhe të definohen kushtet që do ta nxisnin rekrutimin e punëtorëve nga brenda, raporton Tages Anzeiger. / ks