Policia zvicerane ka konfirmuar se autori serb, Alexander Dorin, është arrestuar në Basel.
Me këtë pseudonim ai ka shkruar disa libra në lidhje me masakrën e Srebrenicës të kryer nga forcat serbe në korrik të vitit 1995. Atëbotë qenë vrarë rreth tetë mijë djem dhe burra boshnjakë, pasi enklava në Bosnjën lindore u pushtua nga gjenerali Ratko Mlladiqt dhe trupat e tij. Në pamfletet e tij Alexander Dorin (emri i vërtetë: Boris Kërliq) mohon ekzekutimet masive në Srebrenicë dhe thotë se popullsia ishte evakuuar «për arsye të sigurisë».
Siç ka bërë me dije Prokuroria e qytetit të Baselit për gazetën «Tages Anzeiger» Dorin është arrestuar nga policia kriminalistike dhe pastaj janë hapur hetimet kundër tij. Prokuroria ka njoftuar se arsyet e arrestimit nuk janë politike. Shtëpia botuese Ahriman nga qyteti gjerman Freiburg im Breisgau ka njoftuar se Dorin po fajësohet rrejshëm për tregti me mariuanë. Ahriman ka botuar shumicën e librave të Dorinit. Në një reagim kjo shtëpi botuese thotë se Dorin po mbahet në burg për shkak se e pengon “rrenën propagandistike” të Srebrenicës.
Jasna Çausheviq nga Shoqata për Popuj të Rrezikuar me seli në Göttingen të Gjermanisë ka deklaruar për «Tages Anzeiger» se Dorin është tallur me viktimat e Srebrenicës duke e mohuar gjenocidin. Në vitin 2007 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kishte kualifikuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid. Në shtunën në Srebrenicë do të mbahet një ceremoni përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të krimeve masive. Pjesëmarrjen në ceremoni e ka konfirmuar edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq. -lliPolicia zvicerane ka konfirmuar se autori serb, Alexander Dorin, është arrestuar në Basel.
Me këtë pseudonim ai ka shkruar disa libra në lidhje me masakrën e Srebrenicës të kryer nga forcat serbe në korrik të vitit 1995. Atëbotë qenë vrarë rreth tetë mijë djem dhe burra boshnjakë, pasi enklava në Bosnjën lindore u pushtua nga gjenerali Ratko Mlladiqt dhe trupat e tij. Në pamfletet e tij Alexander Dorin (emri i vërtetë: Boris Kërliq) mohon ekzekutimet masive në Srebrenicë dhe thotë se popullsia ishte evakuuar «për arsye të sigurisë».
Siç ka bërë me dije Prokuroria e qytetit të Baselit për gazetën «Tages Anzeiger» Dorin është arrestuar nga policia kriminalistike dhe pastaj janë hapur hetimet kundër tij. Prokuroria ka njoftuar se arsyet e arrestimit nuk janë politike. Shtëpia botuese Ahriman nga qyteti gjerman Freiburg im Breisgau ka njoftuar se Dorin po fajësohet rrejshëm për tregti me mariuanë. Ahriman ka botuar shumicën e librave të Dorinit. Në një reagim kjo shtëpi botuese thotë se Dorin po mbahet në burg për shkak se e pengon “rrenën propagandistike” të Srebrenicës.
Jasna Çausheviq nga Shoqata për Popuj të Rrezikuar me seli në Göttingen të Gjermanisë ka deklaruar për «Tages Anzeiger» se Dorin është tallur me viktimat e Srebrenicës duke e mohuar gjenocidin. Në vitin 2007 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kishte kualifikuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid. Në shtunën në Srebrenicë do të mbahet një ceremoni përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të krimeve masive. Pjesëmarrjen në ceremoni e ka konfirmuar edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq. -lli