Mohamed Ali: dhjetë citatet më të mira të boksierit më të mirë të të gjitha kohërave

Ai është kampioni më i madh brenda dhe jashtë ringut. Dhe jo vetëm në sportin e boksit.

Mohamed Ali ka fascinuar miliona njerëz dhe disa gjenerata, ai me të drejtë quhet kampion i popullit, më i madhi boksier i historisë, hero jo vetëm i fëmijëve ëndërrimtarë, por edhe i luftës kundër racizmit. Në jetë Muhamed Ali ka luajtur shumë role, shpesh vullnetarisht është bërë palaço për të tërhequr për hunde injorantët. Sylvester Stallone, i cili si aktor ka luajtur rolin e boksierit, e ka quajtur Mohamed Aliun një «burrë-fëmijë». Ali ka boksuar gjatë karrierës së tij me lehtësinë e një fëmije dhe me vendosmërinë e një burri. Të paharruara janë «ndeshjet e tij të shekullit» me Sonny Liston (1964) dhe George Foreman (1974) – dhe «ndeshja e mijëvjeçarit» me Joe Frazier (1975). Ai u lind me emrin Cassius Marcellus Clay në Louisville (Kentucky, SHBA) dhe e quajti veten Mohamed Ali pasi u konvertua në fenë islame. Në vijim po sjellim dhjetë citatet më të mira të boksierit më të mirë të të gjitha kohërave.

  1. Nuk e di gjithmonë se për çfarë flas. Por e di se kam të drejtë.
  2. Fluturo si flutur dhe picko si bletë.
  3. Kush sheh ëndrra se do të më grushtojë duhet të zgjohet dhe të kërkojë falje.
  4. Kush nuk është i gatshëm t’ju hyjë rreziqeve, ai nuk do të arrijë asgjë në jetë.
  5. Nëse koka ime e merr me mend, nëse zemra ime mund të besojë – atëherë mund ta arrijë.
  6. Jetoje çdo ditë sikur të ishte dita e fundit. Dikur do të kesh të drejtë.
  7. Jam i shpejtë – mbrëmë e kam fikur dritën në dhomën time në hotel dhe para se të terrohej unë tashmë u gjenda në shtrat.
  8. Një burrë që në moshën 50-vjeçare e sheh botën tamam ashtu siç e ka parë kur i kishte 20 vjet, ai i ka harxhuar kot 30 vjet të jetës së tij.
  9. T’i urresh njerëzit për shkak të ngjyrës së lëkurës është gabim. S’luan rol çfarë lëkure urren. Parimisht është gabim.
  10. Është vetëm punë. Bari rritet, zogjtë fluturojnë, valët përplasen në rërë. Unë grushtoj njerëz të tjerë. -lli