Mobilizimi i komunitetit për fshat të pastër

Xhelë Gjergji ndal traktorin çdo të shtunë para dyerve të oborrit të më shumë se 100 shtëpive në Stubëll. I biri, Bekimi, e ndihmon që të ngarkohen thasët e zinj me mbeturina në rimorkio, së cilës i ka shtuar shtylla e rrjeta metalike që të mos i bjerë bërlloku rrugëve gjarpëruese kodrinore të fshatit që shtrihet rrëzë maleve të Karadakut në Viti.

Në të shumtën e rasteve, babë e bir nuk shohin të zotët e shtëpive. Ka pothuajse dy vjet që heqin plehrat e stubllasve. Nuk u trokasin bashkëfshatarëve në derë për arkëtimin e “taksës” prej një euro në muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu ishte marrë vesh me komunitetin, tregon shtatgjat Gjergji, para traktorit të parkuar ndanë rrugës së Lagjes së Koliqëve e Ballabanëve në shpatinat në krye të fshatit. Ai doli me propozim konkret para përfaqësuesve të Këshillit të fshatit.

“Nuk është vetëm bërlloku”

“U mblodh katundi, unë propozova dhe ma dhanë. Ma dhanë se e kam traktorin, kamionin dhe bagerin”, tregon Gjergji, që të mërkurën po ndihmonte vëlla Kolën gjatë kryerjes së punimeve të vrazhda.

Laz Tomaj thotë në oborrin e tij se mbledhja e mbeturinave është një lehtësim i madh për fshatin e thellë në bjeshkët juglindore të Kosovës. Është i kënaqur me pastrimin e rrugëve të asfaltuara të fshatit.

“Nuk është vetëm bërlloku. A e keni veneru se gjithkund është paqtë”, thekson Tomaj, 55 vjeç, teksa shikon mjeshtrit e gurëve që murosin bodrumin e shtëpisë së tij të re. Trekatëshe do të jetë.

Gjergji, 43 vjeç, në fillim thotë se nuk është i kënaqur me disa kryefamiljarë që nuk po e shlyejnë borxhin prej 12 eurosh në vit për heqjen e mbeturinave. Pas pak, pasi ndalet, shton: “Shumica i japin, shumica i japin”.

“Ne e paguajmë rregullisht”, thotë fqinji Tomaj.

Në dyqanin ushqimor poshtë kishës, pronari heziton të flasë për punën e mbeturinave. Dikur flet shkurt: “Xhela nuk i merr popullit pare”.