Mjerimi i Kosovës në sytë e një fotografi gjerman

[Best_Wordpress_Gallery id=“146″ gal_title=“FotorepKS“]

Martin Gommel fotografon dëshpërimin e njerëzve në Kosovë dhe proteston kundër politikës së ashpër gjermane ndaj atyre që kërkojnë azil

Ishte një punëtor i shoqatës humanitare kishtare Caritas që përmes rrjetit social Twitter e ftoi Martin Gommelin të vijë në Kosovë dhe të fotografojë. Gommel nuk priti gjatë, mori aparatin dhe udhëtoi në Kosovë. Ai fotografoi në Ferizaj e Prizren, në Pejë dhe Mitrovicë, në Klinë e Gjakovë, po ashtu. Në fotografitë bardh e zi shihen anët e qeta, të vërteta dhe të dhimbshme të Kosovës. Fytyra fëmijësh që imitojnë «spidermanin», njerëz të sëmurë dhe pa ardhmëri, pjesëtarë të pakicave që jetojnë në lagje të pista. Pastaj, siç shkruan Gommel, natyra mahnitëse e Kosovës, e cila «ma ndali gojën»: «Vazhdimisht, kur hapej shikimi, unë pashë kodra të larta, të cilat përherë ishin të mbuluara me akull e borë».

Gommel ka përjetësuar në fotografitë e tij bardhë e zi momente të dhembjes së pafundme. Për shembull kur viziton një familje, e cila ka një fëmijë të sëmurë. Dhe ky fëmijë, siç mëson ai, ka lindur i shëndoshë, por nuk është trajtuar nga mjeku për shkak se familja është e varfër.

Të gjitha këto përvoja e kanë shtyrë fotografin Martin Gommel të shkruajë një tekst me plot zemërim kundër politikës së ashpër të autoriteteve gjermane ndaj njerëzve që kërkojnë azil. Gommel thotë se para se të vinte në Kosovë e dinte se njerëzit nuk ikin prej qejfi nga vendlindja. Por pasi e ka parë mjerimin, pasi i ka parë rrethanat në të cilat jetojnë njerëzit e varfër në Kosovë, ai thotë se është krejt diçka tjetër «të shikosh njerëzit në sy, të cilët drejtpërdrejtë vuajnë nga korrupsioni sundues dhe nga papunësia, e cila e prek 50 për qind të popullsisë». Gommel synon që përmes fotografive të tij të sensibilizojë opinionin mbi varfërinë në Kosovë. Për këtë qëllim ai ekskluzivisht ia ka vënë në dispozicion fotografitë e tij webfaqes dialogplus. –lli

http://martingommel.tumblr.com/

Ndalohet shpërndarja e këtij teksti dhe fotografive nga mediumet e tjera.[Best_Wordpress_Gallery id=“146″ gal_title=“FotorepKS“]

Ndalohet shpërndarja e këtij teksti dhe fotografive nga mediumet e tjera.