Mjekut Arsim Behrami i duhen edhe 100 mijë euro për t’u shëruar

Sallat e operacionit janë vendi ku Arsim Behrami ka kaluar rreth 18 vjet si mjek.




Derisa misioni i tij ishte t’i shohë njerëzit të mos rënkojnë nga plagët, ai tash po përballet me një sëmundje të rëndë, raporton KTV.

Në pamundësi që t’i mbulojë shpenzimet e operacionit të vet, kolegët e tij janë mobilizuar që të kërkojnë ndihmë.

Behrami cilësohet si profesionist i përkushtuar dhe i përgjegjshëm në punën e tij, e që duhet të shërbejë si shembull për kolegët.

Hajdin Thaçi, Drejtor i ORL-së, ka thënë se ai e meriton ndihmën e secilit, pasi një njeri si ai i duhet vendit. Për shkak se familja nuk ka arritur t’i sigurojë mbi 100 mijë eurot aq sa duhen në këtë rast, ata i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

E kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë, por se pret sigurimin e pro-faturave.